Lajmet e fundit

Nuk është kurrë vonë që të mësoni një gjuhë të re. Me disa teknika të thjeshta ju mund të filloni të flisni rrjedhshëm një gjuhë të huaj. Ja disa këshilla:
Gjeni një korrespondent
Kur jeni vetë nuk arrini dot të motivoheni sa duhet. Për të mësuar një gjuhë të huaj duhet ta praktikoni sa më shumë atë, kështu që përveç kurseve klasike, pse të mos gjeni edhe një korrespondent? Në Skype apo në rrjete të tjera sociale ju ofrohen plot mundësi.
Rifitoni kohën e humbur
Keni dëshiruar gjithmonë të mësoni një gjuhë të huaj, por puna dhe angazhimet nuk ju kanë lënë kohë të lirë? Nuk është asnjëherë vonë. Ju mund të shkarkoni në telefon apo në tabletin tuaj aplikacione të cilat do ju ndihmojnë të ushtroheni në çdo moment.
Mësoni edhe mbi kulturën e atij vendi
Kjo është edhe me e vështirë, por do t’ju ndihmojë mjaft. Gjuha dhe kultura janë të lidhura fort me njëra-tjetrën. Interesohuni për muzikën, letërsinë apo kinematografinë e vendit të cilit po i mësoni gjuhën.
Sfidojeni veten
Mendoni se nuk keni vullnetin e duhur për t’ia dalë? Sfidojeni veten dhe mundohuni sa të mundeni. Do t’ju duhet edhe durim për të arritur qëllimin, por nuk duhet të dorëzoheni lehtë.
Integrohuni ne një komunitet
Nëse keni mundësi mund të shkoni në shtetin përkatës për t’u ambientuar paksa edhe me gjuhën që flitet atje. Disa javë apo disa muaj do t’ju bëjnë te perfeksiononi më shumë duke qenë se do të dëgjoni vetëm të flitet në atë gjuhë./Kosovalive