Lajmet e fundit

Presidenti Ivanov ka nënshkruar faljen e krimeve të politikanëve - atyre që janë nën hetim ose në burg.
Kjo ka shkaktuar një valë protestash dje dhe sot dhe se kulmi ka arritur sonte, teksa u shkallmua zyra e presidencës.
Madje protestuesit kanë mundur edhe ta shkulin karrigen eIvanovit nga zyra dhe ta "përplasin" në rrugë.
Protestuesit kanë mbushur rrugët dhe po hedhin madje edhe bomba uji në presidencë.
Nga ana tjetër policia është vendosur përballë tyre për të mos lejuar një katastrofë edhe më të madhe. /Albeu.com/