Lajmet e fundit
Sekretari teknik i gjigantit katalunas nuk ka dyshime se sulmuesi argjentinas do të nënshkruajë kontratë të re

Bisedimet për kontratën e re të Lionel Messi po ecin "shumë, shumë mirë", sipas sekretarit të skuadrës, Robert Fernandez.
Raportet e fundit nga gjiganti spanjoll thonë se presidenti Josep Maria Bartomeu ka bërë gati një propozim të qëndrueshëm për të zgjatur qëndrimin e asit argjentinas në Camp Nou.
Spekulimet se Messi mund të largohet nga Barcelona vitin tjetër janë cilësuar të pavërteta nga Fernandez.
"Rinovimi i kontratës së Lionel Messi po shkon shumë, shumë mirë".
"Jam shumë i relaksuar, si edhe në rastet tjera me lojtarë tjerë".