Lajmet e fundit

Në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, një grua ka grisur fletëvotimin, njofton Klan Kosova.
Ajo tha për Klan Kosova se mbrëmë është kthyer vonë nga Amerika e për këtë arsye ka gabuar duke mos i ditur saktë numrat e asnjë partie.
Por, gruaja në fjalë mori një tjetër fletëvotim dhe e kreu obligimin e saj si qytetare e shtetit të Kosovës.