Lajmet e fundit

Të gjithë ata që vuajnë nga stresi kronik janë të prirë që të ndërmarrin vendime të rrezikshme dhe të shpejta, një ndër ta mund të jetë përzgjedhja e një pune me pagë të madhe mirëpo orar të stërzgjatur dhe të ngarkuar.
Këtë e kanë deklaruar së fundmi shkencëtarët nga Instituti për Teknologji në Massachusetts, të cilët kanë identifikuar pjesën e trurit që bëhet e paaftë kur jeni të stresuar dhe nxitë vendimmarrje jo të mirë.
Po ashtu studimi ka treguar se stresi çon në një konfuzion mental në mes të zgjedhjeve shpërblyese dhe jo të tilla, i cili mund të zgjasë për disa muaj, shkruan bota.al, transmeton Klan Kosova.
Të gjeturat e këtij studimi ndihmojnë në trajtimin e ankthit dhe depresionit, kanë deklaruar ekspertët.