Lajmet e fundit

Rezulton që bebet e njerëzve nuk janë të vetmit që “luftojnë” me prindërit e tyre në kohën e gjumit.
Kur është koha për të shkuar në shtrat, edhe kjo bebe panda vendos t’i thyejë rregullat dhe të endet nëpër kopshtin zoologjik Taipei – duke i shkaktuar kështu pakënaqësi mamasë së tij panda, transmeton Klan Kosova.
Shikojeni këtë video të lezetshme dhe qesharake, ku shihet se si e ëma e gjen fëmijën e saj dhe vendos ta vë në gjumë përkundër dëshirës së tij.