Lajmet e fundit

Si njëra nga gratë më të fotografuara në botë, janë pak aspekte në jetën e Mbretëreshës së Britanisë, që nuk janë të ekspozuara.
Megjithatë është një vend ku Mbretëresha mund të shijoj qetësinë dhe privatësinë e saj, përderisa është duke udhëtuar.
Bëhet fjalë për trenin mbretëror, për të cilin vetë Mbretëresha Elizabeta II ka thënë që është ndër vendet e pakta ku ajo shijon qetësinë.
Por si duket nga brenda ky tren, i cili ka shtatë vagonë, është diçka që ka zgjuar kërshërinë e të gjithëve.
Më poshtë ju sjellim disa fotografi të brendisë së Trenit Mbretëror, që janë të rralla, të realizuara në periudha të ndryshme gjatë 150 vjetëve ekzistencë të këtij treni.









