Lajmet e fundit

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, në intervistën “Ecje nëpër Prishtinë” në emisionin Ju Flet Prishtina ka treguar në detaje mënyrën se si do funksionojë ndërmarrja publike “Prishtina Parking”.
Sejdiu tregoi se parkingu në zonën qendër në kryeqytet do jetë i limituar me orë dhe me pagesë.
Ai njoftoi se në Qershor do i takojë kësaj ndërmarrjeje komunale parkingu prapa “Pallatit të Rinisë”.
Fillimisht sipas tij “Prishtina Parking” do i ketë 35 punëtorë me një buxhet prej 50 mijë eurove, i cili për pak do rrisë numrin e punëtorëve dhe buxhetin.
Intervistë e realizuar nga Arbresha Fazliu.