Lajmet e fundit

Në pamje të parë mund të duket si një shtëpi e zakonshme periferie në Angli.
Por në fakt është shtëpia e re e këngëtares shqiptare, Rita Ora.
Fqinjët e saj thonë se janë tërbuar që tani me stilin e vajzës, e cila po i lë pa gjumë.
Fillimisht ishin kamionët që vinin në këtë zonë të qetë për të bërë furnizimin me mobiljet e reja dhe restaurimet e nevojshme.
Më pas disa shkurre jeshile, që i kanë habitur banorët.
Arsyeja: Janë prej plastike.
Më vonë festat e çmendura me yje si Kate Moss.
Edhe më përpara ka pasur ankesa për Rita Orën në Londër, kur mori një apartament me qira.