Lajmet e fundit

Pas sukseseve në “Kënga Magjike”, si këngëtar dhe kompozitor, Elgit Doda e ka marrë seriozisht kujdesin ndaj shëndetit. Kantautori i është nënshtruar së fundi një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila siç ka treguar ka përfunduar me sukses.
Elgit Doda ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga shtati i tij i spitalit. Përkrah saj, ai ka njoftuar adhuruesit dhe miqtë se është operuar dhe falë përkujdesjes së mjekëve çdo gjë ka shkuar mjaft mirë. Megjithatë, operacioni nuk ishte i rrezikshëm, pasi Elgiti ka operuar ligamentin e këmbës./revistaclass