Lajmet e fundit

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë, manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup.
Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.
Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.
Këtu janë disa nga përfitimet shëndetësore, pse duhet të hahet manaferra:
Manaferra është një nga dhjetë ushqimet që përmbajnë më së shumti antioksidantë.
Manaferrat janë të mbushura me polyfenole që ndihmojnë për të parandaluar kancerin dhe sëmundjet e zemrës.
Manaferrat janë të mbushura me antocyanina (antioksidantë të cilat i japin manaferrës ngjyrën e tyre të thellë e të purpurt), të cilat ndihmojnë në mbajtjen e kujtesës dhe mbrojtjen nga rreziku i hipertensionit.
Manaferrat përforcojnë enët e gjakut, ndihmojnë luftimin e sëmundjeve të zemrës dhe ndihmojnë përmirësimin e shikimit.
Përmbajtja e lartë e taninës në manaferra ndihmojnë forcimin e indeve, lehtësimin e inflamacionit të zorrëve, si dhe të ndihmojë në uljen hemorroideve dhe çrregullimeve të stomakut.
Manaferrat kanë nivele të larta të vitaminës C, Vitamina A, Vitamina E, Vitamina K, Manganit dhe fibrave.
Përmbajtja e lartë e fibërave në manaferra ndihmonë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zorrëve dhe rrezikun e zhvillimit të diabetit.
Manaferrat janë një zgjedhje e shëndetshme ushqimore që fëmijët dhe të rriturit i duan. Ato janë një mënyrë e mirë e furnizimit pas një stërvitje të vështirë dhe ushqim i përdorur për të ndihmuar në luftën kundër trashjes.