Lajmet e fundit
Khan është një nga aktorët më të njohur të “Bollywood-it” dhe ka luajtur deri më tani në 80 filma të kinematografisë indiane.

Ylli i Bollywood-it Salman Khan është shpallur fajtor nga gjykata indiane për vrasjen e një njeriu të pastrehë , dhe ikje nga vendi i ngjarjes , incident ky që ndodhi në vitin 2002 në Mumbai.
Viktima kishte qenë ndër pesë persona të tjerë të cilët po ecnin gjatë rrugës , dhe u godit me makinë.
Khan i dëmantoi të gjitha këto akuza duke pohuar që nuk ishte ai që po e ngiste makinën, megjithatë gjykatësi dha fjalën e fundit duke shpallur fajtor aktorin dhe duke e akuzuar se po ngiste makinën nën ndikimin e alkoolit.
Ekspertët e hetuesisë raportuan se aktori mund të përballej me deri në 10 vite burgim .
Aktori më i njohur indian Salman Khan , u dënua me 5 vite burg.