Lajmet e fundit

Shpesh rastis që ne të mos e memorizojmë një emër të caktuar që në takimin e parë, kjo mund të ndodhë në varësi të intersit që ne mund të shfaqim për personin që kemi përballë.
Studimet e fundit lidhur mbi këtë fenomen tregojnë se kjo lidhet me ngarkesën që ka truri gjatë një dite të zakonshme dhe në varësi të interesit që ju mund të shfaqni për personin që keni përball.
Takimi i parë që ne mund të bëjmë me një person dhe të mos e memorizojmë emrin e tij ka të bëjë dhe me faktin se ne nuk kemi informacione për atë individ dhe një takim nuk është i mjaftueshëm për asgjë.
Ndërsa nëse do të mendojmë për persona që kanë një terheqje më shumë për njëri-tjetrin, atëherë është rast ndryshe, pasi është çështja e interesit që shfaq dhe këmbëngulja për të kërkuar më shumë informacione lidhur me personin e ri që mund të jetë bërë pjesë e jetës.