Lajmet e fundit

Një person është vrarë nga punonjësi i policisë së Kosovës në qytetin e Gjilanit pasi që kishte sulmuar një vajzë rreth moshës 11-12 vjeç, ku më pas në vendngjarje është thirrur policia, njofton Klan Kosova.
Pas sulmit mbi vajzën, personi i cili tashmë ka ndërruar jetë ka sulmuar edhe policin i cili së bashku me vajzën janë në QKUK në gjendje të rëndë.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit Ismet Hashani i cili ka thënë se polici e ka kryer vrasjen në vetëmbrojtje.
Ai ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe hetimet për rastin po vazhdojnë.