Lajmet e fundit

Përfaqësues të institucioneve ligj-zbatuese, kanë raportuar sot lidhur me mos-anëtarësimin e KOSTT në ENTSO-E.
Para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rural, përfaqësues i MZHE-se, Halit Hoxha, ka thënë se ENTSO-E kishte propozuar që për votimin e Kosovës si bllok i veçantë në këtë organizatë të votohej propozimi i tyre që Kosova të merrte këtë të drejtë, por në anën tjetër Hidrocentrali i Ujmanit të Kontrollohej nga Serbia. Ai tha se arsyeja e mosvotimit ka qenë edhe kërkesa e Kosovës, pasi këta nuk kanë pranuar këtë propozim të ENTSO-E.
Aktualisht ZRRE është në pritje të dorëzimit të aplikacionit nga ana e operatorit Ekeltroserver për licencim. Kjo do të zbatonte njërën nga pikat e marrëveshjes së Brukselit për energjinë në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në vitin 2013.