Lajmet e fundit

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë qenë në agoni gjatë ditëve të fundit. Ata po negociojnë për divorcin e tyre, mirëpo sipas burimeve të revistës amerikane TMZ, atij i ka ardhur në maje të hundës sjellja e Jolie.
Burime të kësaj reviste thonë se që të dy po kërkojnë divorc të shpejta.
Jolie ka kërkuar nga gjykata që t’i jepet kujdestaria e plotë e fëmijëve të tyre, pasi që e ka cilësuar Pitt si baba abuziv pas ngjarjes me djalin e tyre të madh Maddox në një avion privat.
Çifti po negociojnë për katër çështje kryesore: kujdestarinë dhe vizitat, përkrahje e përkohshme financiare për Angelinën dhe fëmijët dhe ndarjen e pronës.
Departamenti për shërbimet familjare, po e heton incidentin në aeroplan dhe gjykata do të vendosë në bazë të rezultateve që dalin nga ky hetim, transmeton Klan Kosova.