Lajmet e fundit

Një debat i ashpër është zhvilluar në seancën e sotme parlamentare mes shefit të gupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Faton Topalli.
Përplasja mes tyre ndodhi rreth udhëheqësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me ç`rast Beqiri i tha deputetit të Vetëvendosjes se është shumë i vogël që të flasë për liderin e ndjerë të LDK-së, Ibrahim Rugovën.
Me ton të njëjtë i është kundëpërgjigjur edhe Topalli duke i thënë se është 10 centimetra më i gjatë se shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton Klan Kosova.