Lajmet e fundit

Këshilli i Sigurisë së Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur takimin e njëzet e dytë, në të cilin ka shqyrtuar aspekte të ndryshme nga fusha e përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media të Qeverisë, në takim, përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit mori pjesë edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli.
"Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka miratuar Planin e Punës të Këshillit për vitin 2017, si dhe është bërë vlerësimi i sigurisë në vend".
"Në takim, po ashtu, është përkrahur orientimi për hartimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare si dhe janë shqyrtuar dokumente të tjera të rëndësishme për organet e sigurisë", theksohet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.