Lajmet e fundit

Gjalpit është një produkt i njohur për përmbajtje të lartë të acideve yndyrore të ngopura, që janë të lidhura me rritjen e presionit të gjakut dhe kolesterinës të keqe në gjak, por përveç tij ekzistojnë dhe produkte të tjera që krahasuar me gjalpin janë shumë më të dëmshëm kur ne i vendosim në fetën e bukës.
Disa nga këto produkte janë;
Vaji i kokosit
Një lugë e vajit të kokosit përmban madje 11,8 gramë të acideve yndyrore të ngopura që e bëjnë atë bartës të rekordit në kategorinë e ushqimeve me përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura. Në vend të përdorimit të vajit të kokosit më mirë përdorni vaj luledielli ose vaj ulliri.
Djathi i dhisë
Djathi i dhisë shtrihet mirë në bukë, por një racion (rreth tridhjetë gramë) ka 6 gramë yndyrë të ngopur, kështu që është më mirë ta hani atë vetëm herë pas here.
Qumështi me më pak yndyrë
Të gjithë e dimë se qumështi është i mbushur me yndyrë, por çuditërisht qumështi me përmbajtje të ulët të yndyrë. Qumështi me 2 për qind ende dukshëm i shkel rregullat e ushqimit të shëndetshëm. Në 200 ml të këtij qumështi ndodhen rreth 3 për qind të acideve yndyrore të ngopura.
Gjalpi i kikirikut
Nga gjalpi i thjeshtë më i yndyrshëm është ai që bëhet nga kikiriku. Në dy lugë të këtij ushqimi amerikan, i cili është përhapur dhe në menytë botërore, ndodhen rreth 3,4 gramë yndyrë e ngopur.
Çokollata e zezë
Edhe në qoftë se mund të përmbaheni kur bëhet fjalë për konsumin racional të çokollatës, mund të befasoheni që 30 gramë të çokollatës së zezë përmban 6 gramë yndyrë të ngopur, që është rreth dy herë më shumë se gjalpi. /albeu.com/