Lajmet e fundit

Shkecëtarët e Universitetit të Amsterdamit, kanë rënë në përfundim që adoleshentët janë më të prirur të gënjejnë se të tjerët.
Ata kanë testuar më shumë se një mijë persona të moshave prej 6 deri në 77 vjet, transmeton Klan Kosova.
Atyre i’u është thënë që të përgjigjen në pyetje nga njohuritë e përgjithshme, duke janë shtyrë që të gënjejnë ose ta thojnë të vërtetën.
Gjithashtu të gjithë janë pyetë indiviualisht se kënd dhe sa gënjeshtra i kanë thënë për këto 24 orët e fundit.
Hulumtuesit kanë zbuluar se adoleshentët ishin të gatshëm të gënjenin më shpejtë dhe tingëllonin më të besueshëm se të tjerët.
Kurse fëmijët nën moshën 6 vjeçare dhe ata mbi moshën 60, ishin shumë më të dobët kur vinte fjala tek gënjeshtrat.
Në testin e dytë, adoleshentët prapë zunë vendin e parë bashkë me të rriturit nën moshën 60 vjeçare, dhe u shprehën që në 24 orët e fundit kanë thënë 3 gënjeshtra.