Lajmet e fundit

Marjan Dema, është rektori më i ri i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i zgjedhur me shtatë vota të Këshillit Drejtues të UP-së.
Dema është profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin dhe jep dy lëndë: Matematikën 1 dhe Matematikën 2.
Ai është i lindur në Klinë në vitin 1957 dhe ka doktoruar në vitin 1987, kurse punën në Universitet e kishte filluar në vitin 1981, si asistent në FSHMN.
Në një CV të tijën të publikuar në internet, thuhet se flet anglisht, ka njohuri të gjuhës serbo-kroate dhe e pak gjermanishten.
Ai po ashtu ka qenë kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane e Kosovës.
Kundërkanditdatët e Demës për postin e rektorit të UP-së, ishin Nuredin Mestani, Afrim Hamidi dhe Xhevat Berisha, njofton Klan Kosova.
Ndryshe, pesë kandidatë për rektor nuk kishin arritur që në raundin e parë t`i merrnin votat e KD-së, gjë që bëri që Këshilli Drejtues të rishpallë konkursin për këtë post për herë të dytë.