Lajmet e fundit
Ish mesfushori i Arsenal, që tani është pjesë e stafit të trajnerëve tek Citizens, besohet të jetë ai që e acaroi asin e Bareclonës

Përgjegjësi për incidentin me Lionel Messi në tunelet e lojtarëve pas fitores së Manchester City ndaj Barcelonës 3-1, besohet të jetë Mikel Arteta.
Spanjolli, që është pjesë e stafit teknik të Pep Guardiola, raportohet të jetë konfrontuar me sulmuesin argjentinas pas përballjes.
"Cka po pret? Shko dhe ndërrohu, trap", besohet t'i ketë thënë ai asit katalunas.
Messi është zemëruar nga ky koment dhe raportohet t'i ketë thënë ish mesfushorit të Arsenal: "Idiot, eja këtu, mos ik, as mos u fsheh".