Lajmet e fundit

KEDS-i përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit të energjisë elektrike për nesër janë planifikuar këto reduktime, transmeton Klan Kosova.
Sipas kësaj kompanie raportohet se pa energji elektrike do të mbetet Podujeva.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: pjesërisht Qendra e qytetit, pjesërisht rr. Skënderbeu dhe rrugët: Hakif Zejnullahu, Drenica, Fitorja, transmeton Klan Kosova.
Poashtu pa energji elektrike do të mbesin : Fabrika e kërpudhave dhe e llastikut Agroprodukt-Peran
Në kohën sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Surkishi, Balloci, Lladoci, Sfeqla, Dumoshi, Shjakoci, Surdulla, Hertica, Drazhnje, Rakinicë dhe Turiçicë.
Përveç këtyre vendeve poashtu pa furnizim të energjisë elektrike do të jenë fshatrat: Letanc dhe rr. Skënderbeu pjesërisht, transmeton Klan Kosova.
Shkyçja bëhet për shkak të realizmit të revizionit vjetor të trafostacionit - revizion dhe shqyrtimi i mbrojtjeve rele në kthinën e 10 KV.