Lajmet e fundit

“Nallane 2” nga Flori Mumajesi në bashkëpunim me DJ Vicky, publikohet sot në orën 16:00, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari dhe producenti përmes rrjeteve sociale.
Kujtojmë që kjo këngë është një lloj vazhdimësie e projektit të mëparshëm “Nallane” i cili ka mbledhur miliona klikime në youtube dhe vazhdon të jetë hit edhe ditëve të sotme.