Lajmet e fundit

Bashkëpunimi mes Ledri Vulës dhe Noizyt mesa duket do të publikohet nesër, njofton Klan Kosova.
Kjo për shkak se reperi i famshmëm kosovar ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, me mbishkrimin “nesër”, e pikërisht nën këtë foto, la koment Noizy.
Dyshja të cilët kanë vendosur të bëhen bashkë për një projekt të ri muzikor, nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi këngën.
Por, lajmi u bë i ditur nga menaxheri i Ledri Vulës, Faton Shoshi, i cili pak ditë më parë postoi një foto të përbashkët nën të cilën shkroi “my boys, me bombë atomike”.
https://www.instagram.com/p/BbxDAnlgX4k/?hl=en&taken-by=ledrivula