Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit falet në 06:37, të cilën do ta udhëheqë Jakup ef. Çunaku, drejtor i Medresesë "Alaudin" në Prishtinë.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë
Manifestimi fillon në ora 5:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Hetem ef. Sopjani - Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës poashtu të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.