Lajmet e fundit

Lideri i Partisë Radikale Serbe Vojislav Sheshel ka njoftuar se do të kërkojë 14 milionë euro dëmshpërblim nga gjykata e Hagës.
"Po pritni njëherë t'i marr ato (para). Një pjesë e mirë e tyre do të shkojë për Partinë Radikale Serbe e një pjesë tjetër për akte qëllimmira. Te këto të fundit, shumicën e parave do t'i dhuroja për të ndihmuar institucionet kulturore serbe, si "Srpska Knjizevna Zadruga", "Matice Srpske" ndërsa që ka shumë kohë që mendoj se do të ishte mirë të financoj shtypjen dhe botimin e krejt letërsisë serbe, deri në kohën e Vuk Karaxhiqit" ka thënë ai, njofton Klan Kosova.