Lajmet e fundit

Ajo tashmë njihet për format e saj tepër sexy si dhe për pamjen e mrekullueshme.
Luana Vjollca, njëra ndër prezantueset e Top Channel i kushton vetes shumë rëndësi kur në pyetje është prezantimi i saj live.
Por, në një faqe që është hapur në rrjetin social Instgram, që më shumë u dedikohet yjeve të estradës që kanë bërë operacione plastike dhe gjëra të tjera, mund të gjeni edhe kë konkretisht e kopjojnë disa nga femrat shqiptare, njofton Klan Kosova.
Njëra ndër to është pikërisht Luana...në këtë profil janë publikuar dy fotografi ku në njërën prej tyre shihet prezantuesja me veshjen e njejtë me yllin Kylie Jenner, ndërsa në një tjetër shihet një kërcimtare e modele nga Rumania prej të cilës poashtu ka kopjuar veshjen ose është “inspiruar” nga ajo.
Megjithatë, Vjollca duket çdo herë bukur...edhe nëse ka kopjuar!