26.05.2015 · përditësuar para 4086 dite1 min lexim
Një dietë e lehtë, është primare për një shëndet të mirë. Megjithatë shpesh ndodhë që disa ushqime i largojmë nga lista edhe pse janë shumë vitaminoze edhe nëse mbani diet.
Ja disa prej tyre:
Patatet e ëmbla përmbajnë antioksidantë, vitaminën A, E dhe B6.
Mjalti është më shumë se një ëmbëlsues. Është parë të ketë sukses në trajtimin e disa pezmatimeve, djegieve dhe ulçerave. Përmban përzierje që ndihmojnë në shërim, luftojnë bakteriet dhe zvogëlojnë inflamacionin.
Soja zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ka sasi të lartë të proteinave dhe shumë pak yndyra të ngopura.
Avokado edhe pse avokado është me sasi të lartë të yndyrës, ajo është e llojit gjysmë të ngopur, gjë që e bën shumë të mirë për zemrën. Përveç të tjerash, ka sasi të lartë të fibrës.
Fiqi i tharë përmbanë shumë fibër dhe janë të pasur me vitaminën B, hekur, kalcium dhe potas.
Lakra është burim shumë i mirë i vitaminave dhe përbërja e saj lufton qelizat kancerogjene, transmeton Klan Kosova.