Lajmet e fundit

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se dita kur kosovarët do të udhëtojnë lirshëm në vendet e Evropës është afër.
Sipas tij në rrugën e liberalizimit të vizave, Kosova ka kryer shumë reforma dhe qëndron në një pozitë të mirë .
Ai këto komente i bëri gjatë një diskutimi që u mbajt në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë
Ndërkaq, duke folur për situatën politike, Zhbogar ka theksuar se liderët e vendit duhet të vendosin se çka është më e mira për Kosovën dhe qytetarët që ata të shohin të ardhmen në Kosovë dhe kjo sipas tij arrihet përmes dialogut mes partive, transmeton Klan Kosova.