Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka falenderuar Presidenten e deritanishme Atifete Jahjaga për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm në promovimin e vlerave të Kosovës dhe qytetarëve tanë.
Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Faceboook njëherit ka falenderuar edhe pasardhësin e Jahjagës në këtë post, Hashim Thaçin për të cilin tha se me përkushtimin e tij jetësor dëshmoi se liria, demokracia dhe zhvillimi i vendit janë vlera të pandashme nga personaliteti i tij, transmeton Klan Kosova.
Lexoni më poshtë postimin e plotë tij:
Sot, në këtë ditë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, u mbajt inaugurimi solemn i pranim-dorëzimit të detyrës së Presidentit.
Falënderoj Presidenten Jahjaga për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm në promovimin e vlerave të Republikës dhe qytetarëve tanë.
Presidenti Hashim Thaçi, me përkushtimin e tij jetësor dëshmoi se liria, demokracia dhe zhvillimi i vendit janë vlera të pandashme nga personaliteti i tij.
Të qenët gardian i Kushtetutës, do të jetë kontributi themelor në drejtim të mirëqenies së të gjithë qytetarëve si rruga e vetme për ta rritur cilësinë e jetës së qytetarëve dhe procesin euro-integrues.
Partneriteti ynë i vazhdueshëm me ShBA-në dhe BE-në dhe vendet tjera mike, do të jetë dëshmi se Republika e Kosovës është storie suksesi dhe e denjë për çdo qytetar që këtë e konsideron Atdhe të vetin.