Lajmet e fundit

Kryeministi i vendit Isa Mustafa ka thënë se ende nuk është vendosur definitivisht për vizitën e paralajmëruar të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë që pritet të bëhet të dielën.
Ai ka thënë se nuk ka ndonjë pritje që mund t`i bëjë Kosova, kreut të Qeverisë serbe, njofton Klan Kosova.
Lajmin për vizitën e Vuçiqit në Kosovë e ka bërë të ditur një ditë më parë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Gjatë qëndrimit në vendin tonë, kreu i ekzekutivit serb pritet të takohet me minatorët e Trepçës, të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën, Klan Kosova.