Lajmet e fundit

Reperi Gold Ag shpesh herë shfrytëzon rrjetet sociale që t’i shpreh pakënaqësitë e tij, madje ai ia thotë edhe nëpër këngë.
Shumica e projekteve të tij kanë një mesazh, duke filluar prej këngëve për atdheun deri te situatat e ndryshme që ndodhin në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Ai ditëve të fundit është parë edhe duke marrë pjesë në protestën e thirrur nga Opozita, të cilët tash e sa ditë kanë vendosur tenda përballë Qeverisë së Kosovës.
Ndërsa sot, teksa po mbahet seancë për zgjedhje të Presidentit, Arianit i pëlqeu fjalimi i Daut Haradinajt.
Ai e ka shpërndarë deklaratën e tij në llogarinë Facebook, duke e quajtur atë “Burrë me plot kuptimin e fjalës”.