Lajmet e fundit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në seancën e jashtëzakonshme ku pritet të zgjedhet presidenti i ri i Kosovës, u shpreh se në resumenë e Hashim Thaçit që po e pretendon postin e kryetarit të vendit, ka shumë të pavërteta.
Kurti thotë se Thaçi nuk flet anglisht, por mund të dijë italisht.
“Në kuadër të puqit kundër republikës po synohet që të kontrabandohet një president i ri me seancë të Jashtëzakonshme. Pse duhet që këta njerëz të jenë kaq të befasishëm për Kuvendin dhe popullin?”
“Këta njerëz janë ta parashikueshëm prej Serbisë, por po duan të jenë të paparashikueshëm për popullin e Kosovës. Vendi nuk ka nevojë për një president të ri nga Kuvendi i Gazit, por për një kuvend të ri e zgjedhje të reja parlamentare. Kosova ka nevojë për qeverisje të re”, ka thënë Kurti.
Ndiqeni videon duke klikuar mbi linkun:
https://www.youtube.com/watch?v=hNlKU0Yk6_w&feature=youtu.be