Lajmet e fundit

Këngëtari nga Shqipëria Flori Mumajesi është shumë aktiv në rrjetet sociale, sidomos në Instagram.
Ai shumë herë poston fotografi të ndryshme por ajo çka shpesh shohim në profilin e tij janë disa thënie apo më thjesht disa këshilla që i thotë vet ai, njofton Klan Kosova.
Kësaj here ajo çka shkroi Flori së bashku me një fotografi të tij ishte: “Ndryshojnë veç emrat që thyejnë zemrat”.
Megjithatë, në botën e muzikës , Flori është njëri ndër më të pëlqyerit dhe njëherit ndër më të kërkuarit në koncerte.
Kujtojmë baladën e tij të fundit “Me fjalë të vogla” që u bë hit mjaft i madh duke arritur afër 4 milionë shikime në youtube.