Një grua është bërë virale pasi iu ngarkua të filmonte një propozim për martesë në një plazh dhe përfundoi duke dështuar në mënyrë spektakolare.
Propozimi që ishte menduar të jetë një moment i bukur që një çift do ta kujtojë përgjithmonë për këtë çift të sapofejuar do mbahet në mend për të gjitha arsyet e gabuara.
Në një klip që është shikuar 9.4 milionë herë dhe duket se është kapur nga një kalimtar i rastit, shihet një grua duke qëndruar pranë një çifti në plazh dhe duke filmuar ndërsa burri po e merrte në xhepin e tij një kuti unaze për propozimin, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Por, para se ai të kishte mundësinë të binte në gjunj, gruaja që kishte për detyrë të filmonte momentin vendimtar ishte rrëzuar mbi një shkëmb në plazh dhe kishte rënë në rërë.
Ajo bëri një përpjekje të pasuksesshme për t'u ngritur dhe për të vazhduar xhirimet, por përfundoi duke u rrëzuar përsëri dhe duke e humbur fare momentin e propozimit
Her only task is to shoot the proposal… pic.twitter.com/J9oqmL01jl
— Tansu YEĞEN (@TansuYegen)
July 19, 2022
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek viral dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.