Lajmet e fundit

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, jo rrallë herë është përfolur për stilin e saj të veçantë në veshje, e që në fakt ajo gjithmonë duket një zonjë e vërtetë.
Clinton disa herë ka dhënë këshilla për mënyrën se si vishet, se si ushqehet dhe çka e ka bërë atë të suksesshme.
Është vënë re është se në veshjet e saj ajo tregohet edhe selektive në disa ngjyra, që siç duken nga fotot, i kanë sjellë shumë fat, shkruan albeu. Për ish Zonjën e Parë të Shtëpisë së Bardhë, ngjyra jeshile është më e përdorshmja në daljet e saj publike.
Nga shpjegimet e ndryshme thuhet se kjo është ngjyra e natyrës e ekuilibrit energjetik, qetësuese, freskuese.
Për budistët jeshilja përfaqëson jetën dhe konsiderohet si dizintoksikuese për organizmin. U shkon shumë biondeve me lëkurë të çelët, e po ashtu edhe femrave brune apo me flokë të kuqe, me disa rezerva.