21.07.2017 · përditësuar para 3299 dite1 min lexim
Në këtë kohë vape kur njerëzit kanë më shumë nevojë për ujë, duket se për vushtrriasit ky është vetëm “lluks”.
Një banorë nga atje ka publikuar një fotografi, ku shihet duke dalë nga çezma ujë me ngjyrë kafe, njofton Klan Kosova.
Madje ky vushtrrias ka ironizuar më këtë fakt.
“Ndërkohë ujësjellësi në Vushtrri - nuk është edhe aq keq ka ngjyrë kafeje”, ka shkruar banori mbi videon e shpërndarë në profilin e tij në Facebook.
“Përkufizimi i vetëm i drejtë i kësaj është TMERR”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.