Lajmet e fundit

Fytyra është pjesa e trupit tonë permes së cilës ne jemi në gjendje që të identifikojmë ndryshime nga më të ndryshmet.
Një ndër tiparet më dalluese të fytyrës së njeriut janë buzët. Ato kanë një rol të veçantë në shfaqjen e personalitetit të një femre.
Më poshtë do të lexoni se çdo të thotë forma e buzëve për persona të ndryshëm.
Buzët e holla
Në përgjithësi, njerëzit me buzë të holla priren për të pasur një jetë aventureske dhe gjithashtu preferojnë sfidat në jetë. Sfidat i pajisin ata me mësime të ndryshme jetësore dhe e stimulojnë trurin e tyre. Njerëzit me këtë lloj të buzëve kanë tendencë të duan shumë veten dhe preferojnë një partner i cili tregon kujdes për ta. Këta njerëz nuk janë shumë të organizuar por janë shumë të zëshëm për mendimet e tyre.
Buzët e plota
Femrat me këtë lloj të buzëve duken më tërheqëse kur buzëqeshin, se sa të tjerët. Femrat që kanë këtë lloj të buzëve janë shumë të zonja në punën që e bëjnë. Ato gjithashtu janë shumë të talentuara dhe të suksesshme në çfarëdo që bëjnë.
Buzët e vogla dhe të holla
Njerëzit me këtë lloj të buzëve janë më kureshtarë për gjëra të ndryshme. Femrat me këtë lloj të buzëve janë gjithashtu shumë tërheqëse, përveç se ato priren për të pasur një natyrë më ‘rebele’. Këta njerëz bëjnë miq lehtë dhe kanë dëshirë të kenë vëmendjen e të gjithëve kudo që shkojnë.
Buzët ‘hark’
Femrat me këtë lloj ‘perfekt’ të buzëve janë shumë të pavarura, të vendosura dhe nuk ndjejnë kurrë keqardhje. Këta njerëz jetojnë në të tashmen dhe nuk brengosen fare për të ardhmen. Janë të guximshëm dhe të përgjegjshëm.
Buzët e mëdha dhe të trasha
Femrat me këtë lloj të buzëve e mbajnë jetën e tyre ‘të mbyllur’ rreth vetes dhe nuk flasin për gjërat personale. Ato janë shumë inteligjente dhe të vështira për meshkujt./albeu