Alex Rodriguez është parë për herë të parë që kur ish e fejuara e tij, Jennifer Lopez, u kthye nga Montana me Ben Affleck.
Ish sportisti i Yankees doli nga vetura e tij me një ndihmës para se të përshëndeste Stevie Mackey, tajnerin e kahmotshëm vokali të Jennifer Lopez, në një restorant në Miami.
Kur u pyet se si ndihej në lidhje me faktin që Lopez po bënte pushime me ish-in e saj, Rodriguez thjesht u përgjigj me “Forca Yankees”.
Mediat botërore dje raportuan se aktori i “Justice League” dhe këngëtarja e hitit “On the Floor”, ishin duke u shoqëruar pasi ajo dhe Rodriguez i dhanë fund fejesës.
Sportisti i pensionuar i MLB thuhet se është “tronditur” nga zhvillimi midis ‘Bennifer’, pasi thuhej se besonte që ai dhe Lopez mund të pajtoheshin.
“Ai me të vërtetë mendoi se do të jenë në gjendje që t’i rregullojnë gjërat dhe të pajtohen”, tha një burim i Lopez për E! News. “Ai është përpjekur të takohet me Jennifer, por ajo është treguar shumë ë shkurtër me të”.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.