Lajmet e fundit

Më shumë se 10 persona të armatosur duke thirrur “Allahu Akber”, kanë hyrë në hotelin Radisson Blu në kryeqytetin e Malit, në Bamako në ora shtatë të mëngjesit. Ata morën peng 140 mysafirë të hotelit dhe 30 anëtarë të stafit.
Të paktën tre persona janë vrarë gjatë sulmit. Thuhet se të vdekur kanë mbetur dy anëtarë të sigurimit të hotelit dhe një mysafirë nga Franca.
80 pengje janë liruar pasi që forcat e rendit kanë hyrë në hotel. Në mesin e atyre që u liruan janë edhe pesë anëtarë të stafit të kompanisë Turkish Airline dhe 12 të Air France. Televizioni shtetërorë ka treguar pamje të disa pengjeve duke u liruar.
Pengje kishte nga Turqia, Franca, India, Kina dhe disa vende të tjera, njofton Klan Kosova.