Salla ishte e mbushur nga delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët kishin ardhur në Prishtinë për t’u bërë pjesëmarrës të Konventës së LDK-së, njofton Klan Kosova.
Para se të nisnin punimet, Donika Gërvalla e disa anëtarë të tjerë nuk u lejuan fare të merrnin pjesë.
Deputetja Vjosa Osmani dhe ish-lideri i LDK-së, Fatmir Sejdiu ishin shumë të pakënaqur me rrjedhën e punimeve, por kryetari, Isa Mustafa, tha se gjithçka ishte në nivelin e duhur.
I gjithë Kuvendi i LDK-së u zhvillua pa kamera të pranishme, sepse mediat u larguan nga salla.
Kronikë nga Arbresha Fazliu.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.