Lajmet e fundit

Teshtima “udhëton” shumë më larg nga sa ju mendoni dhe bulëzat që çlirohen vijojnë të shpërndahen dhe të përhapen nëpër ambientin që na rrethon.
Të dhënat vijnë nga një studim i realizuar nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts në SHBA njofton tvklan. Shkencëtarët zbuluan se kolla dhe teshtima janë shkaktaret kryesorë për përhapjen e viruseve.
Me anë të një video slo – mo (të ngadalësuar) studiuesit zbuluan se bulëzat e çliruara nga procesi i teshtitjes janë më infektive nga sa mendohej. Ato mund të udhëtojnë 200 herë më larg kur bashkohen me ajrin dhe marrin formën e një reje.