Lajmet e fundit

Pse ka vështirësi në fluturime nga aeroporti i Prishtinës?
Sa linja janë anuluar këto ditë, e sa gjithsej realizohen në një vit kalendarik?
Çka bëhem me pasagjerët kur dështojnë nisjet?
Të gjitha këto,l e shumë detaje nga pista, kulla e pjesët tjera të aeroportit i ndiqni sonte në Orën e fundit.
Derisa, në Kosova Direkt raportohet për viktimat civile.
Pse Fondi për të drejtën humanitare ka kërkuar trajtim të veçantë për viktimat civile në Kosovë.
Në Ballë për Ballë do të intervistohet Besa Luzha, analiste për politikë.
Pse sipas Luzhës, dialogu nuk është i mirë në këtë kohë?
Si do të duhej të vepronte Presidenti i kryeministri i Kosovës, para se të niseshin për Bruksel?
Me zonjën Luzha do të diskutohet edhe për tema tjera.
Derisa, do të informoheni edhe për lajmet tjera të ditës, ndodhitë e fundit nga vendi, rajoni e bota. Pa harruar edhe sportin e kulturën.
Na ndiqni duke filluar nga ora 23:00.