Lajmet e fundit

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj fundjave në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell
"Të shtunën për shkak të depërtimit të masave ajrore nga ana veriore e kontinentit,do të krijohen kushte për reshje shiu dhe ulje të ndjeshme të temperaturave maksimale. Reshjet pak sa ma të theksuara do të shtrihen në jug dhe jugperendim të vendit. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe veriperendimit me shpejtesi 1-6m/s. Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje mbi vlerat e normales.
Të dielen sërish ngritje të temperaturave maksimale ,por që minimalet do të lëvizin nga -1 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin nga 8-14 gradë Celsius." bën të ditur IHM, transmeton Klan Kosova.