Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 7 deri 9 gradë Celsius.
"Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje, mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtesi 1-5m/s." bën të ditur ky institut, transmeton Klan Kosova.