Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës me anë të një kumtese për media ka njoftuar për motin në pesë ditët e ardhshme.
“ Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Këto masa labile do të krijojnë kushte që gjatë kësaj jave të mbajë mot me vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu. Gjatë javës kryesisht të hënën dhe të enjten do të ketë edhe intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 5 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s. Në fundjavë pritet të ketë rënje të theksuara të temperaturave dhe kushte për reshje bore,” thuhet në njoftim të IHK-së, përcjellë Klan Kosova.