Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur që gjatë kësaj jave në këtë periudhë kohore mbi vendin tonë do të mbaj mot i ndryshueshëm, njofton Klan Kosova.
Dy ditët e para të javës do të shoqërohen me mot me vranësira të ç’rregullta të cilat herë pas here do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.
Këto vranësira për shkak të zhvillimit enorm dhe gjendjes ciklonike kanë mundesi që nëpër territore të vogla të sjellin edhe rrebeshe shiu të përcjellura me breshër, njofton Klan Kosova.
Nga dita e merkure dhe e enjete serish pritet te ngriten temperaturat rreth vlerave 29-31, ndërsa të hënën dhe të marten vlerat e temperaturave minimale parashihen të lëvizin në kufijt 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 25-27 gradë Celsius.
Të premten sipas ecurive synoptike pritet te ketë zhvillim të vranësirave të cilat pritet të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të arrijnë ndërmjet 29-32 gradë Celsius, njofton Klan Kosova.