Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se i nxehti afrikan do të mbretërojë edhe gjatë ditës së nesërme.
“Masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika do të jenë të qëndrueshme edhe ditën e parë të javës”.
Ndërsa nga dita e martë temperaturat do të ulen nga 6-8 gradë Celsius, njofton Klan Kosova.
“Do të ketë vranësira të cilat nuk do të jenë stabile dhe vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh”.
“Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 24-35 gradë Celsius”, njofton ky institut.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.