Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron një mot të ndryshëm për nesër, krahasuar me ditët e kaluara. Shiu dhe flluskat e borës do ta karakterizojnë ditën e nesërme.
“Gjatë ditës së nesërme vendi ynë do të ju nënshtrohet masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kurse në orët e vona reshjet e shiut do të jenë të përziera edhe me fjolla bore , kryesisht në vise me lartësi mbidetare mbi 850m. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s, kurse në disa pjesë të Dukagjinit shpejtësia e erës do të jetë mbi 16m/s,” thuhet në njoftimin e Institutit, përcjellë Klan Kosova.